Bota ia kalon Kinës për numrin e rasteve me koronavirus

PUBLIKUAR

Ka shkuar në më shumë se 87 mijë numri i personave të infektuar me koronavirus jashtë Kinës, sipas Universitetit “Johns Hopkins”, ndërsa në Kinë janë 80 mijë e 860 të infektuar, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Numri i viktimave të koronavirusit jashtë Kinës deri më tani është 3 mijë e 241, ndërsa në Kinë 3 mijë e 208, pa i përfshirë katër raste në Hong Kong dhe një në Tajvan.

Ndryshe, Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara ka kërkuar që të anulohen të gjitha tubimet me më shumë se 50 pjesëmarrës gjatë tetë javëve të ardhshme. Qyteti i Nju Jorkut mori vendim që të mbyllen shkollat, kinematë, klubet e natës dhe hapësirat e tjera për zbavitje.

Në një dokument sekret të organeve të shëndetësisë në Britaninë e Madhe thuhet se 7.9 milionë persona mund të përfundojnë në spital shkaku i koronavirusit. Ekspertët shëndetësorë presin që virusi i ri të qarkullojë gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për të gjithë të huajt, ndërsa edhe shkollat janë mbyllur deri më 31 mars, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...