Bota bashkohet kundër sulmit terrorist në Zelandë të Re: “Dashuria gjithmonë e mposht urrejtjen”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Bota është bashkuar në mbështetje të komunitetit mysliman pas sulmit terrorist në Zelandë të Re, ku mbetën të vrarë 49 persona.

Banorët e qytetit Christchurch, vendi ku ndodhi sulmi terrorist, ndihmuan vullnetarisht, duke ofruar makina në përcjelljen e myslimanëve që ndiheshin të frikësuar.

Të tjerë përgatitën vakte ushqimi për të plagosurit.

Mbështetja ndaj myslimanëve është parë në vendet e shenjta të qytetit, ku janë parë fjalë si “Dashuria fiton mbi urrejtjen. Shumë dashuri për vëllezërit myslimanë”.

Në Mbretëri të Bashkuar dhe Kanada ka premtime se do të ruhen myslimanët gjatë lutjeve.

Andrew Graystone tha që dëshiron të përgjigjet me një mesazh miqësor pas vrasjes së 49 personave përderisa ata luteshin në një xhami në Christchurch.

Grastone, i cili lutet në një kishë në Levenshulme të Mançesterit, shkroi “Ju jeni miqtë e mi, do t’ju ruaj përderisa ju luteni”.

Të krishterët, hebrenjtë, dhe të gjithë besimtarët e feve tjera, qëndruan jashtë xhamive në Britani të Madhe në shenjë solidarizimi pas sulmit të tmerrshëm.

Një komitet i përfaqësuesve të hebrenjve qëndruan pranë myslimanëve përderisa ata po bënin homazhe për viktimat në Qendrën Islame në Londër dhe Xhaminë Lindore në Londër.

Presidenti i Kongresit Hebraik Evropian, Moshe Kantor, e dënoi sulmin, duke shtuar: “Për vite të tëra ne kemi paralajmëruar se ideologjia e urrejtjes që mori shumë jetë hebrenjsh mund të shkaktojë sulme kundër komuniteteve tjera. Sot tragjedia goditi vëllezërit dhe motrat myslimane”, shkruan “Metro”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...