Borxhi kombëtar shënon rekord në SHBA

PUBLIKUAR

Borxhi kombëtar i Shteteve të Bashkuara ka shënuar një rekord të ri, duke arritur shifrën e 22 trilionë dollarëve për herë të parë. Departamenti Amerikan i Thesarit i ka bërë këto deklarata përmes një raporti ditor. Aty është parë se borxhi publik total në SHBA ka arritur në 22.01 trilionë dollarë, në krahasim me 19.95 trilionë dollarë sa ka qenë kur presidenti amerikan Donald Trump ka nisur udhëheqësinë në janar të vitit 2017, transmeton RELi.

Borxhi amerikan është rritur më shpejt pas vendimit të Kongresit një vit më parë për ulje masive të taksave.

Ky vendim është pasur me rritje të shpenzimeve në programet e brendshme dhe ato ushtarake. Borxhi kombëtar nënkupton totalin e deficitit buxhetor vjetor. Zyra e Kongresit për Buxhet, e cila njihet si zyrë analitike jopolitike për legjislaturën amerikane, ka parashikuar se deficiti do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...