Borrell: E informova Stoltenbergun për rezultatet zhgënjyese, BE dhe NATO janë në terren

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka njoftuar për bisedën që e ka zhvilluar sot me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas zhvillimeve në Bruksel.

Borrell ka thënë se e ka informuar Stoltenberg lidhur me rezultatet dëshpëruese nga takimi sot ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“E informova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg lidhur me rezultatet zhgënjyese nga takimi me përfaqësues të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Express.

Borrell ka thënë se duhet të shmangen eskalimet.

Ai ka theksuar se BE dhe NATO janë të koordinuara dhe prezente në terren.

“Eskalimet duhet të shmangen. BE dhe NATO mbesin të koordinuar si dhe në terren. EULEX-i po vëzhgon me kujdes”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...