Borell: Kosova në linjë me BE’në rreth Rusisë edhe pse nuk ishte e obliguar

PUBLIKUAR

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell, ka folur sot rreth vendeve të Ballkanit Perëndimor që i kanë harmonizuar politikat e tyre me Bashkimin Europian rreth agresionit rus në Ukrainë duke i vënë sanksione Moskës.

Borell ka përmendur Serbinë e cila nuk e ka bërë këtë duke thënë se qëndrimi neutral nuk është opsion pasi me këtë nuk bëhet dallimi mes sulmuesit dhe të sulmuarit.

Borell si shembuj të mirë i ka përmendur disa vende të Ballkanit Perëndimor që i kanë vënë sanksione Rusisë përfshirë Kosovën, e cila sipas tij nuk ka qenë obliguar.

“Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut plotësisht harmonizuan politikat e jashtme të tyre dhe të sigurisë dhe pikërisht për këtë ato mund t’i ekspozohen më shumë kërcënimeve ruse. Por, qëndrimi me ne duke e mbrojtur ligjin ndërkombëtar ka një kosto. Shqipëria dhe Mali i Zi po trajtohen si vende jo miqësore nga Rusia. Edhe Bosnja e ka harmonizuar politikën. Kështu ka bërë edhe Kosova edhe pse nuk ka qenë e detyruar sepse Kosova nuk është as e njohur nga disa shtete anëtare”, ka thënë spanjolli Borell.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...