Borë e shi nesër, këto do të jenë temperaturat

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në Kosovë do të ketë reshje shiu dhe borë, shkruan Gazeta Express.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetët nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar. Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike”, thuhet në njoftim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...