Bolton i dorëzon Putinit ftesën e Trumpit për të vizituar Uashingtonin në 2019’ën

PUBLIKUAR

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se i ka dorëzuar presidentit rus, Vladimir Putin, një ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të vizituar Uashingtonin në vitin 2019.

Në një intervistë për shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë, Bolton tha se dorëzoi ftesën gjatë takimeve të tij me Putinin në Moskë, këtë javë.

Vizita e Boltonit në Rusi u dominua nga njoftimi se administrata e Trumpit planifikon të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i vitit 1987.

Kjo marrëveshje, e cila e eliminoi një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyçe për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Por, takimet përfshinë edhe çështje të tjera, si luftërat në Siri dhe Ukrainë, ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet në SHBA dhe Koreja e Veriut.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki./rel

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...