Gazmend Gashi, i riu nga Prishtina merret me sportin e boksit.
LipjaniNews ju sjell intervistën e plotë:
LipjaniNews: Si filloi karriera juaj?
Gazmend Gashi: Inciator apo ai që më ka shtyer të merrem me boks mua ka qenë xhaxhai im Nexhmi Gashi kampion-boksier i ish-Jugosllavisë për junior.
LipjaniNews: Qe sa vite merreni me këtë sport?
Gazmend Gashi: Me boks mirremi qe 6 vite rregullisht jemi përfaqësues të Prishtinës dhe njëkohësisht edhe reprezentues të Kosovës, jam qe 6 vite kampion 3 vite për junior dhe 3 vite për senior.
LipjaniNews: Sa çmime keni marrur deri më tani?
Gazmend Gashi: Unë nëpër turnira vendor dhe ndërkombëtar jam shpërblyer me kupa ndërsa për medalje kam shumë, 15 herë jam shpërblyer me kupa me turnira.
LipjaniNews: Sa është bilanci sa i përket meqeve të boksit?
Gazmend Gashi: Unë i kam zhvilluar 42 meqe prej tyre 38 fitore dhe 4 humbje. Kam boksuar me boksier cilësor të shtetëve të forta si p.sh me nënkapionin evropian të Britanisë Së Madhe Josh Taylor.
LipjaniNews: Sa jeni të përkushtuar në fakultet duke marrë parasysh që jeni të angazhuar me ushtrime?
Gazmend Gashi: Jam shumë më i përkushtuar me fakultet kur dihet se shkolla të nevojitet gjithë jetën ndërsa sporti është një kohë kur je në kulmin e karrierës për këtë është e përkohshme, pra në radhë të parë për mua janë studimet dhe fakulteti.
LipjaniNews: Kënd e shihni rival në këtë profesion?
Gazmend Gashi: Rival në sportin e boksit pikë së pari e shoh vetvetën sepse kundërshtari më i madh që të shtyn drejt suksesit është vetëvetja..
LipjaniNews: Cilat janë synimet tua për të ardhmen?
Gazmend Gashi: Nëse do Zoti, synim e kam boksin dhe synoj që në një të ardhme të luftoj për ndonjë brez botëror për këtë duhet pak kohë sepse duhesh të ngrihesh në ranglistat botërore që të luftosh për tituj botëror.
LipjaniNews: Nëse nuk do të ishte boksi, cilin profesion do e preferonit?
Gazmend Gashi: Nëse nuk do merresha me boks atëherë sportet që më pëlqejnë përpos boksit janë Futbolli dhe Basketbolli, në përgjithësi sportet më pëlqejnë të gjitha, jam njeri i sportit.
LipjaniNews: A është Kosova e përshtatshme për praktikimin e këtij sporti?
Gazmend Gashi: Kosova ka cilësi per boks sa i perket boksierëve ka shumë talenta por ka edhe trainer shumë të mirë që e dinë shkollën e boksit por nuk ka financa dhe kushte për punë për mundin që e japin në stërvitje dhe në meqe. Shpresojmë në disa ditë më të mirë që do të vijnë për rininë tonë.
Realizoi intervistën: Albina Zeneli/LipjaniNews.info





