BMW M3 shfaqet më herët se që pritej

PUBLIKUAR

Rrjedhin pamjet, që e tregojnë pjesën e pasme të këtij modeli të ri

Kohë më parë, e kemi parë BMW M3 që testohej me shtresa të konsiderueshme kamuflazhi, ndërsa pritej që të shfaqej deri në vitin që vjen, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ishte thënë se nuk do të arrijë para fillimit të vitit 2021, ka rrjedhur një imazh që e shfaq këtë makinë më herët se që pritej edhe pse vetëm një pjesë.

Në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet vetëm pjesa pasme e M3, që shihet se ka linja të reja shumë të fryra.

Bazuar në madhësinë e gypave për nxjerrjen e gazrave, që janë më të vogla në krahasim me ato të makinave që janë gjatë procesit të testimit, mund të thuhet se është gati për prodhim.

Sa i përket dukjes së jashtme, BMW M3 i ri ka grill shumë më të gjerë, si dhe linja shumë më të mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...