BMW M3 i ri, fotografohet gjatë testimit në borë (Foto)

PUBLIKUAR

Spiunët e veturave e kanë kapur gjeneratën e gjashtë të modelit M3, që kryente testet dimërore në rrugën e mbuluar me borë.

Kjo makinë e re, duket se është efikase në të gjitha terrenet, pasi raportohet të ketë kaluar me sukses edhe zonat më të rrëshqitshme, transmeton Telegrafi.

Shtresa për kamuflazh i ka mbuluar shumë mirë grillin, sipër rrotave, kapakun, si dhe të dy parë dritat, duke mos lejuar të kuptohet diçka rreth fuqive që mund t’i ketë.

Megjithëse është thënë se do të lansohet në Frankfurt gjatë shtatorit të vitit që vjen, ekspertët pretendojnë se kjo makinë është gati dhe mund të befasojë në çdo moment.

Për dallim prej modelit të tanishëm M3, që ka 425 kuajfuqi, i riu pritet të prodhojë 470 deri në 500 kuajfuqi.

Të gjitha këto lajme do t’i mësojmë gjatë ditëve në vijim, ndërsa e tëra që dihet është se do të ketë konkurrencë të fuqishme nga Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...