BMW M2 CS do të jetë edhe më i fuqishëm se modeli i fundit që ka 405 kuaj fuqi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ky model që prodhohet në 2,200 njësi, pritet të lansohet në fund të muajit që vjen

Në fillim, BMW M2 u lansua me motor 3.0 litra që prodhonte 365 kuaj fuqi, derisa versioni i ri M2 Competition erdhi me motorin e M4 që prodhonte 405 kuaj fuqi, duke u bërë shumë më i mirë, transmeton Telegrafi.

Mësohet se BMW është duke punuar në një model të ri të kësaj makine të quajtur M2 CS, ndërsa deri më tani, është parë teksa testohej në rrugë.

Deri më tani është parë si duket me shtresat e kamuflazhit, ndërsa është mësuar për specifikat që mund t’i ketë. Sipas të gjitha gjasave, do t’i ketë 450 kuaj fuqi, që del se është shumë i fuqishëm se modeli i fundit.

Transmision manual, pezullim të përshtatshëm, rrota 763 M me ngjyrë të zezë ose ari, kapakun e përparmë, kulmin dhe pjesët e pasme të pasqyrave, do t’i ketë nga metali me fibra karboni, janë detajet që e përbëjnë këtë makinë.

Gjatë muajit mars, do të fillojë prodhimi i BMW M2 CS që do të zgjatë për nëntë muaj, ndërsa lansimi të bëhet në fund të vitit.

Kërkesa për këtë model, pritet të jetë e lartë, sepse do ketë nivel të lartë luksi dhe dukje shumë të mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...