BMW kthen prapa 1.4 milionë vetura, nga frika se mund të kaplohen nga zjarri (Foto)

PUBLIKUAR

Kthimi prapa i veturave nuk është gjë e rrallë dhe e praktikojnë shumë prodhues, por kur është fjala për shkak të përfshirjes nga zjarri, veprimet duhet të jenë të shpejta.

Kompania gjermane BMW, ka kërkuar që të kthehen menjëherë prapa 740 mijë makina nga 1 dhe 5 Series, X3, X5 dhe Z4s, që janë prodhuar nga 2007 deri më 2011, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shanset janë të vogla, raportohet se pistonat e këtyre veturave po ndryshken shpejtë dhe po përfshihen nga flakët.

Rikthimi i dytë i veturave, përfshinë 670 njësi nga 3 Series, që poshtua ka të bëjë me zjarrin, vetëm se kësaj radhe nga sistemi i ajrosjes që po nxehet në masë të madhe.

Të gjithë ata që kanë ndonjërën nga këto makina, iu kërkohet të evitojnë shfrytëzimin e tyre, ndërsa të lajmërojnë përfaqësitë e kompanisë për të bërë kontrollet e duhura. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...