BMW iNext EV më i fuqishëm se të gjitha modelet nga Tesla (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Prodhuesi gjerman BMW do ta prezantojë një SUV në fund të këtij viti, sipas të gjitha gjasave në panairin e automobilave të Gjenevës, që mund të kalojë 700 kilometra me vetëm një mbushje.

Duke pasur parasysh se makinat nga Tesla, mund të lëvizin vetëm 480 kilometra me një mbushje, këtu kemi një dallim të madh, transmeton Telegrafi.

Veçanti është edhe niveli i tretë i vetëvozitjes, ndërsa pritet të ketë edhe lehtësira të mëdha për shoferin.

“Në fund të vitit, do ta shihni dhe prekni këtë makinë elektrike. Modeli iNext do të ketë formën dhe gjerësinë e X5, por me enterier krejtësisht ndryshe”, është thënë në raportin e kompanisë.

Me dy motorë, kjo makinë do të prodhojë 443 kuajfuqi, ndërsa nëse i shtohet edhe një i tretë, atëherë njësitë rriten deri në 800.

Deri më tani, është thënë se lansohet më 2021 dhe se është emëruar iNext, por mund të ketë ndryshime rreth emrit.

Thuhet se do ta ketë nivelin e tretë të autonomisë, teksa me lansimin e gjeneratave të reja, pritet që të integrohet edhe në nivelin e katërt dhe pestë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...