BMW do të paguajë 450 milionë euro, si kompozimin ndaj dëmeve të shkaktuara në 5 Series (Foto)

PUBLIKUAR

Gjatë viteve të fundit, kompania gjermane BMW ka marrë një numër shumë të madh të ankesave, se uji po e dëmton sistemin elektrik në makinat e modelit 5 Series.

Për shkak të pakënaqësive të mëdha, prodhuesi i veturave ka pranuar të kompensojë afro 318 mijë pronarë, makinat e së cilëve janë prekur nga ky problem, transmeton Telegrafi.

Reuters raporton se të shumica e këtyre automobilave luksozë, të prodhuara nga 2004 deri më 2010, do t’i nënshtrohen kontrollit dhe riparimit pa pagesë.

Secilit pronar do t’i jepen nga 1,400 euro, si dhe do t’i paguhen kontrollet dhe riparimet e mëparshme. Pos kësaj, të gjithë që kanë 5 Series më të re se dhjetë vjet dhe kanë më pak se 150 mijë kilometra të kaluara, mund t’i nënshtrohen kontrollit pa pagesë.

Kjo vjen pasi pronarët e mllefosur i kanë akuzuar zyrtarët e BMW-së se kanë qenë në dijeni që uji i dëmton sistemin elektrik të këtyre makinave, por megjithatë e kanë lansuar në treg. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...