BMW do të mbyllë tri fabrika në Kinë si pasojë e coronavirusit

PUBLIKUAR

BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18 mijë persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

“Pushimi njëjavor për Vitin e Ri kinez është zgjatur me një javë deri më 9 shkurt”, deklaroi një zëdhënës i BMW-së në Munih.

Ai shtoi se vetëm punonjësit e zyrës në Shenyang do të rikthehen të hënën në punë, megjithatë ata do të punojnë nga shtëpia.

Zëdhënësi nuk dha informacione shtesë se çfarë do të ndodhë përtej 9 shkurtit. /atsh

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...