BMW 8 Series prezantohet gjatë javës që vjen në Geneva Auto Show (Foto)

PUBLIKUAR

Kjo Gran Coupe do t’i prijë versioneve Coupe dhe Cabriolet nga linja 8 Series, që prezantohen brenda këtij viti.

Prodhuesi gjerman BMW, ka bërë të ditur gjatë muajit maj të vitit të kaluar, se do ta sjellë gjeneratën e re të 8 Series, ndërsa pesë muaj më vonë, e shfaqi në Frankfurt Auto Show, të kamufluar në masë të madhe, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është bërë i ditur asnjë detaj tjetër, raportohet se Geneva Auto Show që fillon gjatë javës që vjen, do të jetë organizimi ku shfaqet zyrtarisht ky model.

Bazuar në imazhet e shpërndara deri më tani, besohet se kjo Grand Coupe, ka ngjashmëri më të madhe me 6 Series. Sipas të gjitha gjasave, do të jenë veturë me 4.4-litra V8 që prodhon 615 kuajfuqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...