BMW 7 Series shfaqet me grillin gjigant, gjatë fazës testuese në pistë (Foto)

PUBLIKUAR

Format e gjëra dhe grillin gjigant, BMW 7 Series e ka shfaqur teksa po testohej në pistën e Nurburgringut

Megjithëse është lansuar më 2015, ky BMW 7 Series do të pësojë ndryshime të dukshme, transmeton Telegrafi.

Spiunët e automobilizmit, e kanë kapur teksa testohej në pistën më të njohur gjermane, ndërsa kishte një grill gjigant me ndarje vertikale, të huazuar nga vëllai i madh X7 SUV. Megjithëse ishte shtresa për kamuflazh, nuk mund të fshiheshin ndryshimet në drita dhe përfundimet sportive.

Në pjesën e pasme, dallimet nga paraardhësi janë të mëdha, por mund të ketë edhe ndonjë intervenim të papritshme.

Përgjithësisht, pamja e re i ngjason modelit X7, vetëm se ka forma më të gjëra, në mënyrë që të rivalizojë me Range Rover. Sipas një burimi të afërt me BMW, modeli 7 Series do të hyjë në prodhim gjatë marsit të vitit që vjen, andaj presim që prezantimi zyrtar të jetë diku nga fundi i vitit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...