BMW 1 Series kapet duke u testuar, reporterët arritën t’ia fotografojnë edhe enterierin (Foto)

PUBLIKUAR

Mercedes A-Class do të ketë një rival të fuqishëm

Prodhuesi gjerman BMW, ka bërë të ditur se do ta lansojë në fund të këtij viti për tregun evropian model 1 Series, me ndryshime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Reporterët që merren me makinat e reja, kanë arritur ta fotografojnë këtë makinë derisa po testohej në rrugë, madje edhe ta marrin pamje nga enterieri, që kishte shumë shtresa kamuflazhi.

Ky model thuhet se do të ketë motorin me 2.0 litra që prodhon 302 kuaj fuqi, ndërsa për dallim prej atij aktual, o të jetë më i lehtë për shkak të fibrave të karbonit. Në BMW 1 Series, brendia është e ngjashme me atë të 3 Series, derisa shumica e pjesëve të mëparshme janë digjitalizuar.

Të gjitha këto ndryshime, do ia mundësojnë kësaj makine, të jetë një konkurrent i fuqishëm për Mercedes A-Class, bashkë me të cilën pritet ta shohim në Frankfurt Motor Show, gjatë muajit shtator. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...