Blloku, shpresat te presidentja dhe Kushtetuesja

PUBLIKUAR

Mustafa-haradinajiLimja-633x330

E hëna do të duhej të ishte dita kur Blloku VLAN do të dorëzonte në Gjykatën Kushtetuese sqarim për nenin 127, i cili thotë se deputetët e Kuvendit e kanë për detyrë ta gjejnë mënyrën për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë. Mirëpo, shumica e krijuar pas zgjedhjeve nuk kanë arritur të pajtohen për këtë veprim.

Lëvizja vetëvendosje është kategorikisht kundër për shkak se besojnë se Gjykata është e kapur nga PDK-ja. Kundër është edhe AAK-ja për shkak të fushatës kundër kësaj gjykate që kjo parti ka pasur pas opinionit të fundit. Por, adresimin në Gjykatën Kushtetues po e kërkon me ngulm LDK-ja.

Lideri i kësaj partie Isa Mustafa është i bindur që të mos kandidoj edhe njëherë për kryetar të parlamentit pa pasur garanci se një zgjedhje eventuale nuk do të kontestohej më. Kësisoj, LDK llogarit që e vetmja rrugë për të realizuar marrëveshjen aktuale të Bllokut është Gjykata Kushtetuese./Tribuna

SHIKO MË SHUMË

Votimi me postë: Thyhet rekordi i 2021-ës për 10 mijë vota (VIDEO)

Në zgjedhjet e radhës që do të mbahen më 7 qershor të këtij viti,...

KQZ publikon listat me 902 kandidatë për deputetë të certifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas përmbylljes së procesit të certifikimit, janë publikuar...

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, Policia: Po ndërmarrim veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasdite në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Vdekja e...