Blloku po përgatitet për zgjedhje

PUBLIKUAR

Blloku po përgatitet për zgjedhje

Në mungesë të gjetjes së zgjidhjes institucionale për realizmin e qëllimit për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, Blloku LVAN po planifikon t’i kthehet popullit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën ka realizuar një takim me qytetarë në Prishtinë, ndërsa të enjten u është drejtuar qytetarëve të Pejës.

Takime me qytetarë kanë planifikuar edhe zyrtarë të LDK-së. Ata të enjten kanë takuar qytetarët e Ferizajt, ndërsa të premten janë takuar me ata të Gjilanit. Takime me qytetarë së shpejti do të mbajë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuari i Bllokut LVAN për kryeministër.

Burime të gazetës brenda Bllokut kanë bërë të ditur se nuk ka koordinim e as marrëveshje definitive nëse këto takime do të përdorën si parapërgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme, apo thirrje për demonstrata popullore me qëllim të ndërrimit të institucioneve të Kosovës… /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Rasti që tronditi Ferizajn, Bekim Varit, gati të nisë seanca! Pritet të paraqiten 4 dëshmitarë

Sot në Gjykatën Themelore pritet të mbahet seanca gjyqësore në rastin e Bekim Varit...

Ky është çmimi i naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar listën e re të çmimeve...

Katër viktima nga aksidentet në Kosovë brenda 24 orëve, dhjetëra të lënduar në disa qytete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar katër aksidente trafiku me fatalitet,...