Blloku i drejtohet Kushtetueses

PUBLIKUAR

blloku-i-drejtohet-kushtetueses_2_hd

Blloku VLAN ka bërë gati kërkesën me të cilën do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Duke lënë prapa takime të panumërta tash e katër muaj, si dhe seancën e debatin të realizuar prej tyre, tashmë LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje kanë vendosur të ndërmarrin një hap konkret me të cilin mund t’i hapet rruga zhbllokimit të vendit nga ngërçi politik.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti janë përcaktuar për një pozicionim të ri të tyre.

Burime të Politiko.net pohojnë se një ekip ekspertësh i Bllokut ka bërë gati kërkesën me të cilën do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarim të Aktgjykimit lidhur me çështjen e Kryeparlamentarit, nëse këtë nuk e bën Presidentja Atifete Jahjaga.

Për këtë, siç ka raportuar Politiko.net, ekziston një precedent.

Siç bëjnë të ditur burime të Politiko.net, Blloku do të dërgojë pyetje me të cilat do të kërkohet një sqarim më i plotë për zgjedhjen e Kryeparlamentarit.

Me theks të veçantë do të kërkohet sqarim për Pikën 127 të Aktgjykimit, të cilën Blloku e interpreton si mundësi të tyre për ta zgjedhur Kryeparlamentarin, pas dështimit të PDK-së.

Po ashtu, do të pyesë se çfarë ndodh kur grupi më i madh parlamentar dështon disa herë ta zgjedhë Kryeparlamentarin, në mungesë të votave, si dhe a mund të ndiqet shembulli i shteteve të tjera për zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, siç është rasti i Kroacisë – i cii përmendet në Aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Aktgjykimin e saj ia ka njohur PDK-së të drejtën për propozimin e Kryeparlamentarit, si grupi më i madh parlamentar, por në mungesë të votave ajo ka dështuar dy herë ta zgjedhë atë.

Përcaktimi i Bllokut që t’i drejtohet Kushtetueses, më në fund, mund t’ia hapë derën zhbllokimit të situatës sa i përket konstituimit të Kuvendit, ndërkohë që deri më tash një marrëveshje mes tyre dhe PDK-së nuk është dhënë shenjë se mund të arrihet. /politiko.net/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...