Bllokohen rrugët në Angli, shumë persona flenë në tren

PUBLIKUAR

Ekstremi i të ftohtit ka vazhduar të mbretërojë në Angli.

Është dita e katër me radhë që qindra shoferë kanë mbetur të bllokuar në temperature në minus 15C nëpër rrugët e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar.

DailyMail shkruan se për 24 orë, ambulantat dhe Kryqi i Kuq janë duke dhënë ndihmen e tyre për të bllokuarit në trafik, transmeton GazetaExpress.

E vec automejteve të bllokuar, në pamundësi të lëvizjes janë edhe trenat. Pasi që bora ka filluar të shkrihet nga malet, ngrica në shina po e pamundëson lëvizjen e tyre.

Raportohet se pasagjerët e bllokuar në tren, kanë qëndruar tërë natën pa ngrohje.

Policia ka bërë të ditur se është thirrur ushtria për të ndihmuar evakuimin e njerëzve në disa zona.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...