Bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes te fëmijët

PUBLIKUAR

Kurat dhe trajtimet parandaluese të fëmijët e moshave të vogla kundër sëmundjes së laringjitit.

Fëmijët e vegjël janë kategoria më e rrezikuar e luhatjes së temperaturave. Ndryshimi i temperaturave, te fëmijët shfaqet në forma të ndryshme të anginave dhe laringiteve. Ndoshta përdorimi i akulloreve, djersitja e shpejtë e fëmijëve apo nxjerrja gjatë orëve të freskëta në mëngjes si dhe dalja në drekën e ngrohtë mund të bëhen shkaqe të shfaqjes së këtyre problemeve shëndetësore te kjo moshë.

Tri shenja janë dalluese: bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, që shfaqen në formën e laringjiteve, anginat folikulare dhe komplikacione të tjera. Shfaqja e tyre shoqërohet me temperaturë të lartë, e cila mund të vazhdojë për orë të tëra, transmeton Telegrafi.

Njëkohësisht këto sëmundje shoqërohen dhe me simptoma të tjera, si djegie të fytit, dhimbje të forta të kokës. Ndërkohë karakteristikë në këtë rast është dhe kolla e fortë, në shumë raste mund të jetë e thatë dhe shfaqet në forma të ndryshme sipas veçorive individuale shëndetësore.

Shfaqja e këtyre sëmundjeve, nëse nuk trajtohet mirë dhe që në fazat fillestare, çon në shfaqjen e komplikacioneve të rënda, të cilat kërkojnë një ndërhyrje të shpejtë. Kështu, fillohet me shfaqjen e një temperature të zgjatur, e cila shkaktohet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe kalon më pas në rrugët e poshtme në një formë tjetër më të rënduar.

Duke arritur deri në atë shkallë sa të kalojë në bronkit kronik, nëse nuk trajtohet shpejt. Në raste të tjera mund të kalohet dhe në forma më të rënda të bronkopneumonisë, por fatmirësisht ne kemi prindër të cilët gjithnjë e më shumë po kujdesen, duke i sjellë fëmijët për trajtim që në fazat e para të sëmundjes.

depositphotos

Pas paraqitjes te mjeku trajtimi i fëmijëve me anë të antibiotikeve është i ndryshëm, në bazë të veçorive individuale shëndetësore të tyre. Ajo çfarë këshillohet është që të tregojnë kujdes në ekspozimin e fëmijëve, sidomos të moshave të vogla, ndaj ndryshimit të temperaturave. Njëkohësisht këshillohet që për ta të sigurohet një trajtim dhe kujdes në përdorimin e ushqimeve të ndryshme dhe shmangien e tyre që sjellin lodhje të organizimit.

Është e rëndësishme që për çdo komplikacion të shfaqur të drejtohen menjëherë te mjeku, se sa t’u drejtohen vetë farmacive për të marrë antibiotikë të ndryshëm. Kjo pasi këta të fundit nuk e dinë mirë shkakun e vërtetë të shfaqjes së sëmundjes te fëmija dhe nuk mund të ndërhyjnë në kurimin e tij.

Prandaj duhet bërë patjetër vizita te mjeku. Gjithashtu është e mundur edhe shërimi në shtëpi vetëm në rastet kur fëmija pushon në kujdesin e duhur, që do të thotë se trupi merr shumë lëngje, pastrohet me ujë të ngrohtë apo përdorimi i çajeve të ndryshme.

Nëse këto bllokime të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes nuk shoqërohen me trajtimin e shpejtë, atëherë fëmija mund të rrezikojë të kalojë në një tjetër sëmundje më të rëndë, siç është bllokimi i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, që mund të shfaqen në forma të ndryshme të bronkitit apo në më të rëndat, siç janë bronkopneumonitë dhe pneumonitë. /

LAJME TË TJERA

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Kejvina Kthella duket në formë në imazhet me bikini nga pushimet në Zanzibar

Pushimet për modelen e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, duket se nuk kanë mbaruar...

Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës. Mesfushori spanjoll,...

Aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dalin pamjet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Lajmin për...

SHIKO MË SHUMË

Për personat me zemër të sëmurë a është më i shëndetshëm gjalpi apo vaji?

Tri lloje yndyrash janë bindshëm më të këqija se këto dy të parat Disa studime...

Tri ilaçe shtëpiake për t’i shëruar thembrat e çara

Shumë vajza dhe gra nuk mbathin take të larta dhe bëjnë çmos vetëm për...

I keni këto puçrra të kuqe nëpër trup? Ja çfarë janë ato dhe përse janë të rrezikshme

Këto puçrra të vogla të kuqe janë goxha problem i shpeshtë, por nuk është...