Blinken flet me diplomatin turk për luftën në Ukrainë: SHBA dhe Turqia vazhdojnë koordinimin kundër sulmeve ruse

PUBLIKUAR

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike produktive siç e cilëson ai me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ata biseduan për gjendjen në Ukrainë pas pushtimi nga Rusia.

Blinken përmes një cicërime në Twitter tha se SHBA-të dhe Turqia po vazhdojnë koordinimin e ngushtë si aleatë të NATO’s kundër sulmeve ushtarake ruse ndaj Ukrainës.

“Bisedë produktive me ministrin e Jashtëm turk @MevlutCavusoglu SHBA dhe Turqia vazhdojnë koordinimin tonë të ngushtë si aleatë të NATO-s kundër sulmeve ushtarake të paprovokuara të Rusisë ndaj Ukrainës”, shkroi Blinken.

Kujtojmë se Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës nga fronte të shumta në mëngjesin e të enjtes në një përshkallëzim dramatik ku shumë qytete u bombarduan nga ajri.

Shpërthimet dhe bombardimet u dëgjuan fillimisht nëpër qytetet kryesore në Ukrainë rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale, pasi presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim televiziv para agimit nga Moska duke thënë se ai po autorizonte veprime ushtarake. Ai paralajmëroi vendet e tjera se nëse do të përpiqeshin të ndërhynin, do të përballeshin me një përgjigje ruse “aq të ashpër sa që asnjë komb i huaj nuk e kishte përjetuar ndonjëherë më parë”.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...