Bleta Gashi, bukuroshja që po mahnit Evropën (Foto)

PUBLIKUAR

1 Bleta Gashi 11

Bleta Gashi është ndër modelet më të njohura në Zvicër, derisa fama e saj po rritet me shpejtësi të madhe edhe në shtetet tjera të Evropës. Ajo ka filluar të merret me modelim qysh në moshën 14 vjeçare, për të vazhduar me shumë sukses edhe në fushën e fotografisë dhe prezantimit të Kosovës në evenimente bukurie

Sigurisht se më nuk është temë e as lajm që Kosova shquhet për vajzat e bukura dhe me shumë sharmë. Kjo është vërtetuar tashmë shumë herë dhe bukuria kosovare ka lënë dhe po lënë gjurmët e saj gjithandej Evropës dhe botës. Një shembull tjetër i veçantë i bukurisë shqiptare është edhe Bleta Gashi, vajza 18-vjeçare me prejardhje nga Mitrovica, por e lindur dhe e rritur në Zvicër.

Bleta Gashi është ndër modelet më të njohura në Zvicër, derisa fama e saj po rritet me shpejtësi të madhe edhe në shtetet tjera të Evropës. Ajo ka filluar të merret me modelim qysh në moshën 14-vjeçare, për të vazhduar me shumë sukses edhe në fushën e fotografisë dhe prezantimit të Kosovës në evenimente bukurie. Po në këtë moshe, Bleta nënshkruan kontrata profesioniste me dy agjenci prestigjioze të modelimit në Zvicër.

Bleta është shpallur edhe Miss Cyrihu, pastaj ka arritur deri në finale në Miss Zvicra, ndërsa e ka prezantuar denjësisht Kosovën në Miss Europe të mbajtur në Rumani. Në shtetin që nuk e ka njohur Kosovën, Bleta ka arritur të dalë e dyta në Evropë.

“Jam modele qysh në moshën 14-vjeçare, atëherë edhe kur fillon seriozisht karriera ime në këtë fushë. Kjo ka qenë ëndrra ime e kamotshme. Gjatë kësaj kohe sa merrem me modelim, kam reklamuar produkte të kompanive të njohura botërore, si Chanel, Estelada, etj.”, thotë Bleta. Ajo tregon se ka reklamuar edhe veshje të butiqeve të njohura në Zvicër, derisa është gjendur edhe në ballina të revistave të bukurisë. Bleta, e cila doli edhe Miss fotogjenia në Zvicër, thotë se ishte kënaqësi ta prezantonte Kosovën në Rumani në Miss Evropën. Ajo tregon arsyet pse nuk doli e para, por e dyta

foto

1 Bleta Gashi 1111

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...