Posa të emërohet drejtori i ri në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sporte në Komunën e Prishtinës, drejtoresha e tanishme, Blerta Zeqiri do ta lë këtë pozitë. Ajo për KultPlus ka thënë se po largohet nga kjo pozitë për të vazhduar punën në projektin e filmit të gjatë
Blerta Zeqiri, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte në Komunën e Prishtinës, së shpejti do të largohet nga kjo pozitë. Për largimin e saj nga pozita e të parit të kulturës në kryeqytet, për KultPlus e ka konfirmuar vet Zeqiri, e cila ka shpjeguar arsyet e tërheqjes. “Po, unë po largohem nga Komuna për të vazhduar punën në projektin e filmit të gjatë”, ka thënë për KultPlus, Zeqiri.
Ndërkohë, se kur do të ndodhë kjo tërheqje, Zeqiri ka thënë se me rastin e emërimit të drejtorit të ri ajo do të largohet nga komuna.
Regjisorja Zeqiri, e cila suksesin më të madh e ka pasur me filmin e metrazhit të shkurtë “Kthimi”, është në përgatitje e sipër të realizimit të filmit të metrazhit të gjatë “Martesa”.
Ndërkohë, në pozitën e drejtorit në Drejtorinë e Kulturës pat ardhur në fund të vitit të kaluar./KultPlus.com



