BKR me sfilatë super glamuroze

PUBLIKUAR

20140722164159472600

Blerina Kllokoqi Rugova për KultPlus ka shpalosur detajet e sfilatës së ardhshme, duke thënë se çdo gjë do të bëhet brenda kritereve të larta të BKR-së.

Kreatorja kosovare e cila njihet për paraqitjen e veshjeve unike në vend, Blerina Kllokoqi Rugova, ditë më parë ka paralajmëruar se është në fazën përfundimtare të ekspozimit të koleksionit të saj më të ri.

Kllokoqi Rugova për KultPlus ka shpalosur detajet e sfilatës së ardhshme, duke thënë se çdo gjë do të bëhet brenda kritereve të larta të BKR-së.

“Ashtu siç kam thënë edhe më herët, sfilata e ardhshme do të organizohet sapo të lirohet Uka. Pra, tani janë pjekur kushtet që të organizohet sfilata. Koleksioni është i tëri Coture. Sfilata e radhës do të mbahet në fund të muajit gusht eventualisht në fillim të shtatorit. Në këtë sfilatë do të paraqiten dyzet fustane, të gjitha punim dore”, ka sqaruar për KultPlus, kreatorja Blerina Kllokoqi Rugova.

Ndërsa, ngjyrat që ka përzgjedhur kësaj radhe janë: ngjyra e kuqe, ngjyra krem, e hirta, e verdha.

Ajo që do ta veçoj këtë sfilatë sipas Blerinës është se fustanet do të jenë super glamuroze.

20140722233641494

“Koleksioni do të jetë super glamour. Gjithashtu do të ketë thurje, punime me gur të vegjël, etj. Për këtë sfilatë jam inspiruar nga lulet. Materialet janë unike me prerje klasike”, ka sqaruar Blerina duke ritheksuar se glamuri është e vetmja gjë që i rri mirë BKR-së.
Ndërsa, rreth emërtimit të kësaj sfilate, Blerina ka thënë se me gjasë ajo do të titullohet “Me Botanikën e BKR-së”. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...