Bislim Zogaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit?

PUBLIKUAR

Qytetarët e Komunës së Drenasit më 4 dhjetor do t’ju drejtohen kutive të votimit për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj Komune.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka një emër konkret se kush do të kandidojë për kryetar të Drenasit, mirëpo burimet brenda kësaj partie thonë se po përflitet emri i deputetit të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bislim Zogaj.

Në një prononcim për Telegrafin, Zogaj nuk është shprehur kundër kandidimit të tij.

“Nëse partia Demokratike e Kosovës e bën një kërkesë të tillë, jam i gatshëm që ta pranoj”, ka thënë ai.

Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, ka konfirmuar se do të kadidojë për të marrë drejtimin e kësaj komune. Në rast se atë nuk e kandidon partia, PDK, thotë se garës do t’i hyjë si kandidat i pavarur.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para disa ditësh ka nënshkruar vendimin që këto zgjedhje të mbahen më 4 dhjetor.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...