Binjaket e lindura me dhëmbë jo të zakonshëm

PUBLIKUAR

Në Indi po studiohet një rast, ku dy binjake jo identike, kanë lindur me dhëmbë të formuar mirë.

Motrat që kanë lindur në javën e 32-të, kanë qëndruar për 15 ditë në inkubator, meqë pesha tyre nuk ishte sa duhet dhe duhej të merrnin vetën më mirë.

Megjithatë, vajzat tani gëzojnë shëndet të plotë dhe po jetojnë në ambientin familjar, po ku ushqehen me gji nga nëna.

Mirëpo, këto binjake dallojnë shumë nga fëmijët e zakonshëm. Ato kanë lindur me nga dy dhëmbë në pjesën e poshtme të gojës.

Mundësitë që një fëmijë të lindë me “dhëmbë natal”, apo të lindjes, janë një në 3,500, mirëpo ky rast është shumë më i veçantë.

Derisa dhëmbët e lindjes, janë të butë dhe bien shpejtë, këto vajza i kanë dhëmbët shumë të fortë dhe të zverdhur.

Rasti i përshkruar në zhurnalin BMJ, tenton të zbuloi këtë fenomen që nuk është parë më parë, e aq më pak tek dy binjake, transmeton Telegrafi.

 

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...