Bill dhe Hillary Clinton ua dërgojnë 400 pica spitaleve të Nju Jorkut, 20 copa i porosisin te një shqiptar

PUBLIKUAR

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton kanë dhuruar mbi 400 pica punëtorëve shëndetësorë në spitalet e Neë York-ut. Bill dhe Hilary Cliton zgjodhën njërën nga piceritë me pronar shqiptar për të porositur disa nga picat e dhuruara.

Abi Krasniqi, menaxher i picerisë “Mr. Nick’s Brick Oven Pizza” në Neë York ka thënë se restauranti I tij ka shpërndarë rreth 20 pica në spitalin Phelps Memorial.

“Gjesti ishte me të vërtetë përkrahje për punëtorët shëndetësorë, por i ndihmoi edhe biznesit tonë po ashtu. Kjo tregoi që Bill dhe Hillary kujdesen për njerëzit dhe shtetin e tyre”.

Bill dhe Hilary Clinton në dhuratat e tyre bashkëngjitën edhe një shënim.

“Faleminderit që po mbroni komunitetet tona. Nga Bill dhe Hillary Clinton”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...