“Bild” shkruan për Rashicën: Ende pa gola këtë sezon

PUBLIKUAR

Milot Rashica është duke e pritur një gol në ndeshje zyrtare për Werder Bremenin që nga 27 qershori, 2020. Në fitoren 6-1 kundër Kolnit, dita e 34 e ndeshjes së sezonit paraardhës anësori shënoi për herë të fundit.

Kështu nis artikullipër yllin kosovar nga mediumi i madh gjerman, Bild.

Pas një sërë dëmtimesh, Rashica më në fund është kthyer në formën e dëshiruar, por goli ende mungon.

Megjithatë, trajneri i Bremenit ka një ndjenjë të mirë para ndeshjes kundër Wolfsburg që “agjërimi” do të marrë fund.

“Bild” shkruan për Rashicën: Ende pa gola këtë sezon

“Ai shënon një gol të shtunën, unë besoj në të. Ai tani do të shënojë edhe golin e tij. Është një ndjenjë. Nuk mund të premtoj, por mendoj se do të jetë e shtuna” – u shpreh Kohfeldt.

Golat do të ndihmonin Rashicën (kontratë deri në vitin 2022) dhe Werderin gjithashtu.

Kjo sepse në verë kosovari pritet të shitet. Mes shumë klubeve të interesuara, kosovari më në fund do ta rekomandojë veten përsëri te klubet e tjera dhe mund t’i sjellë Werderit një tarifë më të lartë.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...