Bilanci i dëmeve nga breshëri në Lipjan (FOTO)

PUBLIKUAR

Breshëri që ka rënë me datë 01.08.2016 në orët e pasditës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në territorin e Komunës së Lipjanit duke dëmtuar sipërfaqe të mëdha të mbjellura me misër, pemë dhe perime.
Sot gjatë tërë ditës një ekip nga Drejtorati i Bujqësisë dhe Pylltarisë ka dalur në terren për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar. Fshatrat ku breshëri ka rënë në sasi dhe kohëzgjatje më të madhe janë:, Hallaq i Madh, Hallaq i Vogël, Rufc i Ri, Ribar i Madh, Ribar i Vogël, Poturovci, dhe Torina ku edhe dëmet janë më të mëdha.
Fermerët tashmë kanë filluar të raportojnë për dëmet që u janë bërë.
Pas mbledhjes përfundimtare të të dhënave nga terreni Komisioni për vlerësim të dëmeve do të bëjë një raport të cilin do të ja drejtoj Ministrisë së Bujqësisë së bashku me kërkesën për kompensim të dëmeve, shkruan Feti Krasniqi, Drejtor i Bujqësisë në Lipjan./LipjaniNews.com/
13892175_1231721876872748_743093752248670940_n 13920665_1231720096872926_8518833716217878136_n 13935176_1231719070206362_55351831870087196_n

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...