Bilall Sherifi: Thaçi e pranoi në Mal të Zi se do t’i bëjë lëshime Serbisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Bilall Sherifi nga Nisma thotë se presidenti Hashim Thaçi e ka pranuar sot në Mal të Zi se do t’i bëjë lëshime Serbisë. Sherifi thekson se pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare Thaçi është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për Kosovën” e ndjen për obligim të deklaron se e sheh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës

Postimi i plotë i Bilall Sherifit:

KONCESIONE TË REJA NDAJ SERBISË RREZIK I RI PËR KOSOVËN!
Sot, mediet e ndryshme të Kosovës informuan se presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij në Forumin e Sigurisë të mbajtur në Mal te Zi deklaroi se: “Marrëveshja përfundimtare, që duhet të jetë obligative, do të jetë e vështirë për Kosovën, por nuk do të jetë e lehtë as për Serbinë”!!!
Pohimi në një forum të tillë se “Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën” është pranim publik nga ana e Hashim Thaçit se është duke përgatitur koncensione të dëmshme në favor të Serbise sepse edhe vet e pohon se “do të jenë të vështira për Kosovën”. Pas pranimit publik se në bisedimet përfundimtare është i gatshëm të nënshkruaj vendime “që do të jenë të vështira për Kosovën” e ndjej për obligim të deklaroj se unë shoh një rrezik për ardhmërinë e Kosovës. Përveç deklaratës për vendime të “vështira për Kosovën”, Hashim Thaçi deklaroi se “Marrëveshja përfundimtare nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”!
Secili qytetar i Kosovës e shtron pyetjen ndaj një deklarate aq të papërgjegjshme se çka “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”, që:
-Të pranojë krimin e gjenocidit që ky shtet kreu në Kosovë?
-Të pranojë riparimin e dëmeve të luftës?
-Të pranojë kthimin e mjeteve dhe fondeve të plaçkitura nga Kosova?
-Të pranojë dënimin e të gjithë atyre që vranë, dhunuan, plaçkitën dhe rrëmbyen edhe kufomat e shqiptarëve për të fshehur gjurmët e gjenocidit?
-Apo çka tjetër nga ajo që është tepër e rëndë për shqiptarët “nuk do të jetë e lehtë për Serbinë”?
Edhe sikur mos të kishte asnjë arsye tjetër, kjo deklaratë e tij do të mjaftonte të mos i jepet besimi për të udhëhequr më procese të tilla të rëndësishme për vendin, pa marrë parasysh funksionin që ka aktualisht në kuadër të institucioneve të Kosovës. Kjo është e vetmja rrugë që të parandalohet nënshkrimi i vendimeve të “vështira për Kosovën”!

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...