BIK: Të hënën, dita e parë e Kurban Bajramit

PUBLIKUAR

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e hënë më 12 shtator 2016.

“Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Manifestimi fillon në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Mr. Samir Ahmeti – profesor në Medresenë e mesme “Alaudin”.

“Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do ti prij Burhan ef. Hashani, ndërsa   Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...