Bien ekzekutimet në botë

PUBLIKUAR

“Kina mbetet ekzekutuesja më e madhe në botë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rënë në klasifikim nën pesëshen e parë”, thuhet në raportin e Amnesty International për dënimet me vdekje në vitin 2016.

Për të parën herë në një dekadë, SHBA ka rënë me dy pozicione, duke regjistruar vetëm 20 ekzekutime gjatë 2016, numri më i ulët ky që nga 1991. Ekzekutimet në të gjithë botën ndërkohë janë 1032 duke shënuar rënie me 37 për qind krahasuar me 2015.

Zyrtarët e Amnesty International, thonë se pjesa më e madhe e dënimeve me vdekje, janë kryer nga pesë vendet e para në renditje, Kina, Irani, Arabia Saudite, Iraku dhe Pakistani. Amnesty International kërkon më shumë transparencë në përdorimin e dënimit me vdekje, pas disa informacioneve të fundit të marra nga vendet që më herët i kryenin ekzekutimet në fshehtësi.

Organizata ka publikuar këtë vit një raport mbi përdorimin e fshehtë të dënimit me vdekje në kinë, ku supozohet se sistemi i saj i drejtësisë është bërë më transparent. Sidoqoftë, të dhënat e zbuluara nga hetimi i Amnesty Bien në kontradiktë me këto pretendime, përcjell TCh.

Sipas organizatës, Kina ekzekuton më shumë se sa të gjithë vendet e tjera në botë të mbledhura bashkë dhe shumë raste dënimesh me vdekje mungojnë në të dhënat kombëtare të gjykatës së lartë ku thuhet se informacionet e lidhura me dënimet me vdekje klasifikohen si sekrete shtetërore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...