Në tregjet botërore, çmimet e naftës ranë gati 5 për qind javën e kaluar pasi tregtarët kanë frikë nga dobësimi i kërkesës për shkak të një ngadalësimi të rritjes ekonomike globale dhe rritjes së normave të interesit të Fed të SHBA-së për të frenuar inflacionin e lartë.
Çmimi i një fuçie në tregun e Londrës ra me 4.5 për qind javën e kaluar në 106.65 dollarë, ndërsa në tregun amerikan një fuçi ra me 4.6 për qind në 102.07 dollarë, përcjell Gazeta Express.