Biden tregon se çfarë i tha presidentit kinez Xi: Ai do të ketë pasoja në rast se bashkëpunon me Rusinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Mbahet Seancë Solemne në shënim të 14 qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit

Shënimin e kësaj dite përfaqësuesit e Komunës së Lipjanit, të prirë nga Kryetari Imri...

Pas takimit të NATO-s, presidenti amerikan Joe Biden ka folur për mediat duke theksuar se anëtarët e aleancës treguan unitet në lidhje me ndihmën ushtarake për Ukrainën, vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe Putinit për shkak të pushtimit dhe rreth forcimit të kufijve lindorë të NATO-s.

Biden tha se beson që Kina i kupton pasojat potencialisht të tmerrshme ekonomike që do të pasonin nëse vendi do t’i japë ndihmë Rusisë në agresionin në Ukrainë.

Biden tha se kishte një “bisedë shumë të drejtpërdrejtë” me presidentin kinez, Xi Jinping.

Ai tha se “nuk bëri kërcënime”, por bëri të qartë se Xi “i kuptoi pasojat e ndihmës së tij ndaj Rusisë”.

 

I pari i shtetit amerikan tha se vuri në dukje pasojat e sjelljes së Rusisë dhe vuri në dukje se Kina kishte kërkuar të zhvillonte lidhje më të forta ekonomike me Perëndimin.

Biden pohoi t’i ketë thënë Xi “se do ta vinte veten në rrezik të madh me ato synime, nëse, në fakt, ai do të shkonte përpara. Unë mendoj se Kina e kupton se e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me perëndimin sesa me Rusinë”.

Ai gjithashtu njoftoi sanksione të reja për më shumë se 400 individë dhe subjekte “Më shumë se 300 anëtarë të Dumës dhe oligarkë që drejtojnë makinën ruse të luftës do të sanksionohen. NATO-ja nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sot”.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të përforcojë sistemet e mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla kundër popullit të Ukrainës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...