Biden tha se “Putin nuk duhet të mbetet në pushtet”, reagon me shpejtësi Kremlini

PUBLIKUAR

Kremlini ka reaguar me shpejtësi, pas deklaratave të Presidentit amerikane Joe Biden në Varshavë të Polonisë, ku i është drejtuar popullit rus, duke thënë se Vladimir Putin nuk duhet të mbetet në pushtet.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk duhet të mbetet në pushtet”, tha Biden në një adresim publik të tij në kryeqytetin polak, transmeton Gazeta Express.

Nga Kremlini kanë thënë se për këtë gjë nuk mund të vendos presidenti Biden.

Sipas Reuters, një zëdhënës i Kremlinit është përgjigjur: “Nuk i takon Bidenit që të vendos. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët.”

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se Biden nuk ka bërë thirrje për përmbysje regjimi, por ka dashur ta bëjë të qartë se Putin nuk duhet të lejohet që të ushtrojë pushtetin e tij edhe ndaj fqinjëve në rajon.

Biden, gjatë qëndrimit në Varshavë, ka takuar ministra ukrainas, por edhe refugjatë që po kalojnë drejt shteteve të Evropës përmes kufirit me Poloninë. /GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...