Biden për vizitën në Kosovë: Çdo pasardhës i imi do ta vizitoj Kosovën

PUBLIKUAR

Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur të gjitha arsyet se pse ai dhe familja e tij e duan Kosovën.

Ai ka thënë se vitet do të kalojnë por çdo pasardhës i familjes së tij do ta vizitojë Kosovën dhe do shohin rrugën e emëruar në emër të djalit të tij Beau Biden.

Ky është postimi i plotë:

Në vitin 2001 dhe 2002, biri im Beau shërbeu për Departamentin e Drejtësisë, duke ndihmuar gjyqtarëve dhe prokurorëve të trajtohen, për të shqyrtuar krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Këtë javë unë dhe familja ime kishim nderin të qëndronim përkrahë popullit të Kosovës ku ata na nderuan duke emëruar një rrugë në emër të djalit tonë.

Beau ishte vullnetar për të qenë njëri nga përfaqësuesit e SHBA-ve në Kosovë, duke ndihmuar kështu në trajnim të Institutit Gjyqësor të Kosovës, i cili vazhdon të funksionoj sot. Në atë kohë kur plagët e luftës ishin ende të freskëta dhe vendi ishte i shkatërruar, sistemi i drejtësisë ishte i ngecur.

Beau luajti një pjesë të rëndësishme në këtë sistem duke ndihmuar që krimet e luftës të ndiqen penalisht dhe më e rëndësishmja ishte që këto krime të ndiqeshin në bazë të provave dhe jo emocioneve.

Ai ndihmoi që për herë të parë të zhvillohej sistemi ligjor në Kosovë, një sistem që ne e quajmë model kundërshtues, ku roli i prokurorit nuk është vetëm ndjekja penale por edhe ushtrimi i drejtësisë, ku i akuzuar ka të drejtë për mbrojtje pavarësisht se për çka akuzohet.

Unë kam qenë gjithmonë krenar me te, por kurrë nuk kam qenë më krenar se sa atëherë kur isha bashkë me te në Kosovë. Ai dhe vëllau i tij janë të njëjtë- njerëz të guximshëm. Nëna ime kishte një shprehje që vlen për djalin tim Hunter dhe vëllaun e tij Beau. Ajo tha mos harroni Joe: Ju jeni të definuar nga kurajo dhe besnikëria juaj.

Mendoj se kjo është arsyeja pse ne dy e duam kaq shumë Kosovën. Beau jo vetëm që e kreu punën e tij por ai kishte ardhur në Kosovë sepse e donte historinë, kulturën dhe njerëzit e këtij vendi.

5, 10, 20, 60 vite e tutje nipër, stërnipër, stërmbesa dhe çdo Biden i lindur do të vizitojë Kosovën.

Çdo Biden do të udhëtoj për të parë monumentin kushtuar familjes së tyre./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...

Grabitje si në filma në Gjakovë, dy persona të armatosur vjedhin sasi të madhe ari

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku dy persona të dyshuar, njëri...

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...