Biden ngushton për afër 500 mijë vota epërsinë e Trump në Pensilvani, me rikthim e siguron fitoren

PUBLIKUAR

Epërsia i Presidentit Trump në Pensilvani ka rënë ndjeshëm në 48 orët e fundit, gjithsesi është ai që kryeson me rreth 115,000 vota. Në një moment Trump udhëhoqi me më shumë se 600,000 vota.

Ajo që po numërohet tani janë fletëvotimet me postë, të cilat vijnë në mënyrë disproporcionale për Joe Biden, shpjegoi King. Momentumi aktualisht po punon në favor të Biden.

Presidenti nuk mund të fitojë rizgjedhjen pa 20 votat elektorale të shtetit. “Matematika nuk funksionon,” tha John King i CNN, transmeton GazetaExpress.

Në qendrat e mëdha të popullsisë në shtet si në Montgomery County, Biden është më i mirë se Trump me numërimin e votave me postë dhe ne jemi akoma duke pritur që rezultatet të vijnë nga Filadelfia, e cila ka 12% të popullsisë së shtetit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...