Biden ngushton dallimin me Trumpin në një prej shteteve përcaktuese

PUBLIKUAR

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, e ka ngushtuar në masë të konsiderueshme epërsinë e rivalit Donald Trump në një prej shteteve kyçe të garës – Michigan.

Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan tashkë ka rënë në vetëm rreth 12.500 vota, sipas të dhënave të telvizionit Fox News.

Duhet theksuar se Michigani i ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe mund të luajë rol të madh në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.

Rezultati i ngushtë është nxjerrë nga 90 për qind e votave, ndërsa 10 për qind nuk janë numëruar ende, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Trumpi ka epërsi më të lartë në Pensilvani, Karolinë Veriore dhe Georgia, por edhe në ato shtete epërsia mund të ngushtohet, sepse ka ende shumë vota që nuk janë numëruar.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...