Biden i drejtohet mediave, tregon kur dhe ku do ta sulmojë Ukrainën Rusia

PUBLIKUAR

Biden ka akuzuar Rusinë se planifikon të sulmojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, në “ditët në vijim”.

 

“Ne kemi vlerësuar arsyeshëm se forcat ruse po planifikojnë dhe synojnë të sulmojnë Ukrainën në javën e ardhshme – në ditët në vijim”, tha presidenti amerikan të premten.

“Ne besojmë se ata do të synojnë kryeqytetin e Ukrainës Kiev, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”, deklaroi më tej ai.

Biden përsëriti thirrjet që Moska të mos përshkallëzojë situatën.

“Nëse Rusia ndjek këtë plan, ajo do të jetë përgjegjëse për një luftë katastrofike dhe të panevojshme”, shtoi më tej i pari i SHBA-së. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...