Biden: Do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë të mbrohet nga forcat pushtuese ruse, do t’ju ofrojmë edhe para e ushqim

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan në një postim të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se do të sigurohet që Ukraina të ketë armë që të mbrohet kundër forcës pushtuese ruse.

Madje ai është treguar shumë këmbëngulës, duke thënë se do të dërgojnë para, ushqim dhe ndihma të ndryshme për qytetarët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do t’i presin krahëhapur të gjithë refugjatët që vijnë nga Ukraina.

Në anën tjetër, zyrtarë të Pentagonit kanë vlerësuar se ushtria ruse nuk ka avancuar sa i përket lëvizjes së trupave më afër Kievit.

Gjithashtu është bërë e ditur se Rusia nuk e “zotëron” qiellin në Ukrainë, pavarësisht se Kremlini vazhdimisht pretendon se aeroplanët e tyre fluturojnë lirshëm nëpër tërë territorin e Ukrainës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...