Biden dhe liderët perëndimorë diskutojnë për situatën në Ukrainë

PUBLIKUAR

Presidenti amerikan Joe Biden ka realizuar një bisedë me video, për më shumë se një orë me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderët francezë dhe gjermanë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar në Twitter, se janë pajtuar për të vazhduar “rritjen e kostos mbi Rusinë për invazionin e pajustifikueshëm”, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas dëshiron që Perëndimi të rrit presionin mbi Rusinë – duke u ndalur së bleri naftën dhe gazin rus – por deri më tani nuk kanë arritur pajtim unanim për këtë.

Madje ekziston frika se vendet evropiane që mbështeten në energjinë ruse, mund të goditen rëndë nëse realizohet një veprim i tillë.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, është ritheksuar “vazhdimi i përkushtimi për ofrimin e ndihmës ekonomike dhe asistencë humanitare për Ukrainën”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...