Biblioteka e krijuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Ulpiana” Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Nga: Shkodrane Dakaj

Për bibliotekën e Gjimnazit “Ulpiana” Lipjan gjithҫka filloi në vitin 2017, raftet e kësaj biblioteke që ishin të zbrazuar sot po mbajn afër 2000 libra. Mësimëdhënësit e kësaj shkolle, nën përkrahjen e drejtorit, Semir Gashi, filluan që ti paraqesin idetë që kishin para nxënësve për ta pasuruar shtëpin e tyre të dytë me libra.

Nevoja që nxënësit kishin për lexim është parë nga profesorët në punën e tyre të përditshme, dallimi në mes asaj se sa të aftë ishin nxënësit në të folur dhe në të shkruar vërehej mjaftë shumë, kjo i shtyu profesorët që të ndërmerrnin diҫka, dhe ajo diҫka ishte biblioteka që i duhej këtij institucini arsimor.

Ja se si filloi

Sipas drejtorit të Gjimnazit, që nga momenti që ata filluan punën në objektin e ri, 1 qershor 2016, kanë parë se ka hapësira të mjaftueshme dhe për një bibliotekë; inciativat, që kanë pasur një përkrahje të mirë nga profesoresha Feride, profesori Fatmir, profesori Ylber Shala dhe shumë mësimdhënës të tjerë, nuk kanë ndaluar ende.

“…iniciativa e parë ka qenë “Një libër në shkollë” ku nxënesit kanë sjellë libra nga shtëpit e tyre.” tha Gashi.

Ideja që Gjimnazi “Ulpiana”, që ka dy drejtime atë natyror dhe shoqëror, të bëhej me bibliotekë te profesoresha e Psikologjisë, Feride Thaqi, erdhi si rezultat i mungesës së leximit që e pa te nxënësit. Ajo së bashku me antarët e tjerë të gupit “Miqët e Librit”, grup i cili u krijua për themelimin e një biblioteke në shkollë filluan aktivitetët e tyre.

“…ne si grup duhej të ndërrmernim diҫka që të inkurajojmë nxënësit për lexim dhe të ju mundësohet një çasje e lehtë dhe e shpejtë tek libri.” ka thënë ajo.

Po të njejtën gjë e kishte vërejtur dhe profesori i Filozofisë, Fatmir Grejqevci.

Pas krahasimit që ai bëri në rezultatin e treguar të gjimnazistëve në vlerësimin me shkrim dhe me gojë, ku në debate dhe aktivitete të ndryshme nxënësit kanë qenë më të aftë në shprehjen e mendimëve të tyre, ai pa që një ndër faktorët kryesorë për këtë ҫështje është mungesa e leximit .

“…kem ba përpjekje me i jap do libra për detyrë me i lexu, me u begatu fjalori, mirpo shumica e nxënësve kanë thanë nuk këmi mundësi me lexu, nuk ka libra.” ka shtuar ai.

Kështu ai filloi të bisedonte dhe me kolegët e tij, me të cilët erdhi në një përfundim që ia vlen të bëhet përpjekje për krijimin e një biblioteke.

“Gur gur bëhet mur”

Nisma tjetër që është marrë për pasurimin e bibliotekës me tituj të rinj ka qenë “Gatuaj për Librin”, Feride Thaqi në bashkëpunim me nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle vendosën që të gatuanin ëmbëlsira e pjekurina të ndryshme në shtëpi dhe t’i shisnin në shkollë, me parat që mbledhon vizituan Panairin e Librit 2018.

Pas këtij aktiviteti nxënësit patën dhe një ide tjetër, ata organizuan një shfaqje të një filmi dokumentar për Universin dhe paratë e grumbulluara nga kjo shfaqje i dhuruan për bibliotekë.

Nga mjetet e mbledhura u siguran dhe 72 tituj librash.

Aktivitetët që mundësuan krijimin e fondeve për blerje të librave dhe të hollave që dhuruan vetë profesorët iu shtua dhe ndihma e bizneseve të ndryshme të Lipjanit. Tre profesorët Arben Saphiu, Fitim Mustafa dhe Arjanit Murati filluan të grumbullonin fonde nëpër lokale të këtij qyteti dhe prej donatorëve me shumën prej 5 euro e deri tek ata që dhuruan 200 euro u grumbulluan afër 800 euro.

“… për neve mjafton dhe 1 euro , jemi jashtëzakonisht falënderues.” ka thënë Grejqevci.

Ndihmesa e rradhës për bibliotekën e Gjimnazit ishte nga Komuna e Lipjanit, kjo komunë dhuroi 1000 euro të cilat u shfrytëzuan për blerje të librave në Panairin e Librit.

Një tjetër kontribut erdhi dhe nga Radio Kosova e Lirë, e cila dhuroi 15 libra për nxënësit e kësaj shkolle.

Puna vullnetare e psikologes si biblioteksite

Punën e bibliotekistës po e kryen psikologia e kësaj shkolle.

Valona Zeqiri Xhemshiti doli vullnetare që të regjistrojë se kush cilin libër e merrë, këtë punë ajo po e bënë me shumë kënaqësi madje për të është dhe një plus pasi që nxënësit marrjen ose kthimin e librit po e gjejnë si pretekst për të biseduar me psikologen. Ajo thotë se nxënësit kanë interesimë për lexim, e sidomos në përfundim të periodave.

“… ajo se ҫka mundem me thanë sigurtë është që interesimi të nxënëset, vajzat, është shumë më i lartë sesa te nxënësit ose djemët.” ka shtuar ajo.

Një nga 1700 nxënësit e kësaj shkolle është dhe Merita Mehmeti, e cila është mjaftë e kënaqur me biblotekën e kësaj shkolle që punon me dy ndërrime.

“Kërkesat e mija i ka përmbush bukur mirë për arsye se nëse kemi pas nevoj me lexu ndonjë libër e cila ka pas lidhje me mësim atëherë biblioteka na ka ndihmu shumë sidomos dhe gjatë pushimëve, pastaj e kemi kthy.” ka thënë ajo.

Planet për të ardhmën

Puna e kësaj shkolle nuk përfundon me kaq, planet që kanë mësimdhënësit do ndihmojnë dhe më shumë ne pasurimin e bibliotekës me libra.

Një nga planet e ardhshme është që nxënësit të kenë ҫasje online në bibliotekë, profesorët e TIK-ut së bashku me nxënësit do të krijojnë një ueb faqe në të cilën do të regjistrohen të gjitha librat, ku pastaj nxënësit do ta kenë më të lehtë të dinë se cili libër është në dispozicionë e tyre.

“…ky projekt mun me kanë edhe në dobi të shkollës po në të njëjtën kohë mun me kanë dhe një projekt që mësimdhënësi mun me i vlerësu nxënësit dhe me notim.” ka thënë Grejqevci.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...