Beyonce nderohet me çmim nga MTV

PUBLIKUAR

20140808120414246600

32 vjeçarja është e nominuar ndër të tjera edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore “Video of the Year”, ajo garon me reperin Australian, Iggy Azalea

Ylli amerikan i muzikes pop, Beyonce, e cila momentalisht është në turne amerikan me bashkëshortin e saj, Jay Z, do të nderohet me një çmim special gjatë MTV Music Awards.

Sipas Reuters, Beyonce e cila është e nominuar tetë herë në kategori të ndryshme të kësaj ngjarje, do ta marrë çmimin “Michael Jackson Video Vanguard” gjatë ndarjes së çmimeve MTV Music Video Awards, që konsiderohet si një ceremonitë kryesore të industrisë muzikore, e cila do të mbahet në Kaliforni më 24 gusht.

32 vjeçarja është e nominuar ndër të tjera edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore “Video of the Year”, ajo garon me reperin Australian, Iggy Azalea.

“MTV Music Viddeo Awards”, ka filluar në vitin 1984, ndërsa i ka ndihmuar shumë famës së kanalit muzikor, që tani është pronë e Viacom Inc. / KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...