BERZH mbështet me tre milionë euro gratë sipërmarrëse në Maqedoni

PUBLIKUAR

Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) siguron tre milionë euro kredi, si pjesë e nismës rajonale për Ballkanin Perëndimor – Gratë në biznes, për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni të drejtuara nga gra të cilat do të plasohen përmes NLB Tutunska Banka. Marrëveshja është nënshkruar sot midis BERZH-it dhe NLB Tutunska banka, njoftoi MIA.

Programi është krijuar për promovimin e sipërmarrësisë te gratë, duke iu ndihmuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të drejtuara nga gratë, në qasjen deri te financat dhe shërbimet këshillëdhënëse, duke iu mundësuar që të realizojnë rritje në punë.

Programi kombinon financim, mbështetje teknike dhe shërbime këshillëdhënëse afariste për mbështetje të NVM-ve të drejtuara nga gra. Ndihma teknike dhe shërbimet këshillëdhënëse janë bashkëfinancuar nga qeveritë e Luksemburgut dhe të Suedisë.

“Inkurajimi i grave sipërmarrëse është pjesë e rëndësishme nga aktivitetet e BERZH-it, në drejtim të realizimit të potencialit ekonomik të Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ky është program gjithëpërfshirës i cili ka për qëllim ta plotësojë boshllëkun në sigurimin e financimit dhe shërbimeve këshillëdhënëse për NVM-të të drejtuara nga gratë, në konsum dhe furnizim. Besojmë se këto mjete do të plasohen me sukses në kompanitë e Maqedonisë, falë partnerit tonë afatgjatë NLB Tutunska banka SHA Shkup”, deklaroi përfaqësuesja e BERZH-it për Maqedoni Anka Joana Jonesku.

Kryetari i Bordit drejtues të NLB Tutunska banka SHA Shkup Antonio Argir theksoi se Programi për mbështetje të grave në biznes, do të kontribuojë për zgjerim të mëtutjeshëm dhe pasurim të ofertës së produkteve kreditore të Bankës dhe shërbimeve këshillëdhënëse të cilat ua ofrojmë klientëve.

BERZH-i realizon projekte në Maqedoni që nga viti 1993 dhe deri më tani ka investuar mbi 1,6 miliardë euro në mbi 100 projekte në vend./MIA/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...