Bernie Sanders nuk përjashton mundësinë e kandidimit për president në vitin 2020

PUBLIKUAR

Sanders ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit të tij me presidentin e zgjedhur amerikan dhe pjesëmarrjen në administratën e tij duke e quajtur Trumpin mashtrues, edhe pse shpreson që të jetë gabim

Senatori i Vermontit, i cili humbi garën kundër Hillary Clintonit brenda demokratëve, ka folur për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbahen në vitin 2020

Gjatë një telefonate për “Associated Press”, Snaders ka shpjeguar se fillimisht ai dëshiron të ristrukturojë Partinë Demokratike që nga themeli, pas humbjes së kandidates së tyre Hillary Clinton kundër kandidatit republikan, Donald Trump.

“Katër vite nga tani janë shumë larg”, ka thënë 75-vjeçari, i cili ka treguar se do të kandidojë për zgjedhje e Senatit, që do të mbahen në vitin 2018, transmeton Express.

“Ne do t’i marrim gjërat me rend ashtu siç vijnë, por nuk përjashtojë asgjë”, ka thënë ai

Sanders ka thënë se vendimi i milionave njerëzve nga klasa punëtore për ta përkrahur Trumpin ka qenë turpëruese për demokratët.

Sanders ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit të tij me presidentin e zgjedhur amerikan dhe pjesëmarrjen në administratën e tij duke e quajtur Trumpin mashtrues, edhe pse shpreson që të jetë gabim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...