Bernie Sanders i futet për herë të dytë garës për president të SHBA-së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Senatori i pavarur nga Vermonti, i cili kishte garuar edhe në fushatën presidenciale të vitit 2016, Bernie Sanders, ka njoftuar se do të garojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Sanders e bëri të ditur këtë lajm përmes një shkrimi dërguar në adresat elektronike të përkrahësve të tij. Ai ka thënë se kandidatura e tij për president është mënyrë për ta përmbushur misionin e filluar për garën e Shtëpisë së Bardhë para tre vjetësh.

“Së bashku, ju, unë dhe fushata jonë e vitit 2016 e filluam revolucionin politik. Tash është koha për ta plotësuar atë revolucion dhe për ta zbatuar vizionin për të cilin luftuam”, thuhet në deklaratën e tij.

Sanders është 77-vjeçar  dhe shumica e karrierës së tij politike është ndërtuar nën hijen e figurave tjera. Ai do të garojë në zgjedhjet presidenciale si kandidat i Partisë Demokratike. Sanders beson se mund të arrijë sukses, ndonëse do të përballet me një numër të madh të kundërkandidatëve brenda partisë dhe më pas duhet ta mposhtë Trumpin, të cilin e ka quajtur “presidentin më të rrezikshëm në historinë moderne të Amerikës”.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, Sanders kishte grumbulluar më shumë se 13 milionë vota, ndërsa donatorët e kishin mbështetur me gati 230 milionë dollarë. Ai po vlerësohet si njëri nga kandidatët më seriozë për shkak të famës dhe përkrahjes së madhe financiare që ka, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...