Berisha uron pavarësinë me vargjet e Agim Ramadanit

PUBLIKUAR

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur Kosovën në shtatë vjetorin e Pavarësisë duke kujtuar ata qindra burra e gra që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e këtij kombi të vuajtur.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, tha se ndihet i privilegjuar që shumicën e këtyre heronjve ka pasur fatin t’i takojë personalisht, ndërsa përshëndeti dhe vlerësoi ceremoninë e organizuar nga presidenti Nishani për dekorimin e heronjve të luftës së Kosovës.

Ne sot ju detyrojmë atyre lirinë tonë kombëtare! Ata dhe qindra e mijëra luftëtarë të tjerë të lirisë firmosën me sakrificën e tyre sublime projektin e madh të qytetarëve, të presidentit Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, të Pavarësisë së Kosovës. Zoti i bekoftë të rënët për lirinë tonë kombëtare”, ka shkruar Berisha.

Ai i ka cituar vargjet e Agim Ramadanit: “Mu shterrshin sytë nëse pushoj/ Lirinë tënde me ëndërrue/ mallkue qoftë gjaku im/ nëse m’vrasin pa luftue”.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...